Osmani: Serbia vallëzon nën melodinë e Putinit, kurrë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para disa ditësh ka...

Sportet më të rrezikshme për shëndetin sipas ekspertëve

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Daka: Kryetarët do të zgjidhen, pavarësisht daljes së ulët të votuesve

Extra AL PVC

Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se kryetarët e komunave në Veri do të zgjidhen pavarësisht numrit të vogël të votuesve.

“Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po. Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat… Përsëritje nuk do të ketë”, ka deklaruar ajo për REL.

Se çfarë ndodh nëse përqindja e daljes është e ulët, u pyet edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë që u mbajt pak më parë.

Elezi tha se në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe atë për Zgjedhjet Lokale nuk specifikohet se sa duhet të jetë përqindja minimale që rezultatet të certifikohen nga KQZ.

“Sa i përket çështje së pjesëmarrjes, natyrisht që KQZ inkurajon qytetarët me të drejtë vote që të shprehin vullnetin e tyre dhe siç e kemi sqaruar në shumë raste të ditëve të kaluara, as në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme as në ligjin për zgjedhjet lokale nuk është specifikuar se sa duhet të jetë përqindja minimale e pjesëmarrjes në zgjedhje që rezultati të certifikohet nga KQZ”, tha Elezi.

Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale të Leposaviqit dhe Zveçanit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Osmani: Serbia vallëzon nën melodinë e Putinit, kurrë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para disa ditësh ka...

Sportet më të rrezikshme për shëndetin sipas ekspertëve

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,...

Osmani: Serbia vallëzon nën melodinë e Putinit, kurrë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni. Në një intervistë në realizuar për njërën nga mediumet atje,Osmani...

Sportet më të rrezikshme për shëndetin sipas ekspertëve

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa përket shëndetit dhe mundësisë së lëndimeve me pasoja të rënda është BMX apo Bike motorcros. Pas...

“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, shefi i Hezbollahut akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Kreu i Hezbollahut , Hassan Nasrallah, ka nisur fjalimin e tij të parë publik që nga shpërthimet vdekjeprurëse të martën dhe të mërkurën në...