Në afërsi të Tula, shoferi i ushtrisë ruse humbi kontrollin mbi mjetin motorik dhe rrokullisi sistemin raketor të mbrojtjes kundërajrore S-400 Triumf, që kishte të vendosura shumë raketa.
Mediat ruse raportojnë se raketat nuk kanë shpërthyer, kurse ushtari ka përfunduar me dorë të thyer.
“Ushtari humbi kontrollin dhe u rrokullis sistemi raketor. Kamioni u rrokullis, por raketat nuk shpërthyen”, u tha përbri videos.
Për incidentin raportuan edhe zyrtarët e mediat ruse, por nuk e përmendën edhe alkoolin. Përdoruesit e rrjeteve sociale megjithatë këtë po e përmendin dhe assesi nuk pajtohen që ushtari 33-vjeçari ishte esëll.
Nuk dihet dëmi i shkaktuar në këtë sistem raketor. Megjithatë sipas informacioneve të ekspertëve ushtarakë, S-400 kushton mbi 160 milionë dollarë.
/TV Arbëria
An armed Russian S-400 air defense system 5P85SM2-01 TEL rolled off a road in Tula Oblast yesterday. Baza says the driver was breathalyzed, which confirmed he had alcohol in his system. https://t.co/sGbWPzMDgN pic.twitter.com/TIf1CYfxQO
— Rob Lee (@RALee85) April 21, 2023