Malisheva ka fituar si mysafir i Ferizajt me rezultat 2-1 në kuadër të javë 30-të të Superligës së Kosovës.
Fitore që e largon nga zonë e rrezikshme Malishevën, ndërsa e vendos në këtë pozitë Ferizajn.
Ndeshja nisi keq për Ferizajn që mbeti me një lojtar më pak, pasi Jovanovski u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 17-të Ronald Sobowale hapi ndeshjen duke shënuar për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Ferizaj në pjesën e dytë tentonte të barazonte shifrat.
Këtë e arriti në minutën e 71-të fal një goli të bukur të Betim Haxhimusës (1-1).
Por Malisheva ktheu epërsin në minutën e 82-të, sërish me golin e Sobowales për 2-1.
Malisheva pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e shtatë me 33 pikë, ndërsa Ferizaj është i nëntë me 31 pikë.
/TV Arbëria