Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Një bombë e pashpërthyer u gjet në zonën ku ndodhi shpërthimi dy ditë më parë në Belgorod, besohet se kishte rënë edhe kjo po atë natë

Një bombë e pashpërthyer u gjet në zonën ku ndodhi shpërthimi dy ditë më parë në Belgorod, besohet se kishte rënë edhe kjo po atë natë

Në qytetin rus të Belgorodit u gjet një bombë e dytë ajrore në zonën ku ndodhi shpërthimi dy ditë më parë e cila nuk ishte aktivizuar.

Autoritetet janë duke evakuuar mbi 3,000 njerëz.

Dy ditë më parë, Rusia kishte lëshuar aksidentalisht bombën në qytetin Belgorod, duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Bomba kishte rënë nga aeroplani luftarak rus Su-34. Tani po raportohet për një tjetër e cila nuk shpërtheu.

Sipas mediumit Nexta, autoritetet po e gërmojnë tokën me lopata për ta nxjerrë bombën.

Një ditë më parë, një gazetar paralajmëroi se dy bomba kishin rënë në qytet, dhe se autoritetet po e fshihnin këtë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress