Ferizja dhe Malisheva do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë.
Ky duel vlen shumë për të dyja skuadrat, pasi janë duke kërkuar mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës.
Aktualisht Ferizaj ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 31 pikë, një më shumë se Malisheva që ndodhet një pozitë më poshtë.
Fitorja vlen shumë si për vendasit ashtu edhe për mysafirët dhe kësisoj pritet një duel i zjarrtë në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Bardhi, Mecinovic, Avdulli, Ramusa, Shabani, Islami, Krasniqi, Sadriu, Panadic.
Malisheva: Gashi, Tolaj, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Bruti, Maliqi, Vitija, Sobowale, Gavazaj, Hajdari.
/TV Arbëria