Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Vrau 20-vjeçarin, jepet masa e sigurisë për Aksel Hoxhajn

Vrau 20-vjeçarin, jepet masa e sigurisë për Aksel Hoxhajn

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën “Arrest me burg” për Aksel Hoxhajn për vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi.

Toshkëzi u qëllua me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.

Hoxhaj u vetëdorëzua të enjten në polici, ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune u dha masa e sigurisë “Arrest me burg”. E njëjta masë sigurie është dhënë mesin e të premtes edhe për Ensi Mazen, i dyshuar si një autorët e vrasjes. /Euronews

/TV Arbëria

Themes by WordPress