Kushdo që raporton rastet e kundërligjshme gjatë zgjedhjeve në Veri do të trajtohet me konfidencialitet të plotë nga policia.
Policia e Kosovës sot ka prezantuar planin operacional për zgjedhjet në katër komunat veriore në vend.
“Njëkohësisht, institucionet relevante inkurajojnë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe, të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre. Raportimet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe të njëjtat mund t’i adresoni te Prokuroria e Shtetit, KQZ-ja dhe te Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
/TV Arberia