Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që t’i trajtojë me seriozitet çështjet e krimeve të luftës. Ajo thotë se kanë fuqizuar kapacitetet në këtë institucion, ani pse, sipas saj, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nuk i ka përfunduar procedurat e rekrutimit.
Haxhiu thotë se janë shtuar katër prokurorë shtesë, gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy staf mbështetës për të ndihmuar prokurorët.
Përkundër që ende nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur për gjykim në mungesë, ministrja Haxhiu thotë se ky ligj ka nisur së zbatuari.
“Sa i përket gjykimit në mungesë ka hyrë në fuqi qysh para katër viteve. Sipas informacioneve që unë kam, tash së fundmi ka filluar që të ketë zbatim i njëjti. Mirëpo për më shumë informacione nuk mund të flas”, shprehet e para e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
/TV Arberia