Janë bërë më shumë se dy javë prej kur trupi gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës ka rekomanduar që ekzekutivi kosovar të krijojë një fond për kompensimin e viktimave të krimeve të pretenduara që janë përfshirë në juridiksion e Gjykatës Speciales. Por në adresë të Qeverisë së Kosovës ende nuk ka arritur asnjë kërkesë zyrtare Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili nuk ka dhënë detaje të tjera se si do ta trajtojnë këtë kërkesë.
Gjykata Speciale urdhëroi Salih Mustafën të paguajë shumën prej 207 mijë eurosh si kompensim për viktimat në rastin në të cilin ai është shpallë fajtor dhe dënuar me 26 vjet burgim.
Njohës të ligjit e avokatë të akredituar në Gjykatën Speciale, konsiderojnë se një kërkesë e tillë tejkalon mundësitë buxhetore të Kosovës dhe se institucionet e vendit nuk duhet të krijojnë fonde të veçanta për kompensim të viktimave për procese të veçanta gjyqësore.
/TV Arberia