Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku uron Bajramin: Populli ynë ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë

Abdixhiku uron Bajramin: Populli ynë ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, qëndroi në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Bajramin e Madh.

Abdixhiku deklaroi se populli ynë ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë, siç janë solidaritet e përkushtimi ndaj njëri-tjetrit.

Abdixhiku: Vendi ynë ka nevoje për vlerat e Bajramit.

“Sot myftiut Tërnava, bashkëpunëtorëve të tij, dhe nëpërmjet tyre të gjithë komunitetit mysliman në Kosovë, i uruam festën e Fitër Bajramit, një festë që vjen pas një muaji të shenjtë të agjërimit, sakrificës, dhe përkushtimit ndaj vetë Krijuesit, me shpresë që lutjet e tyre, agjërimi, dhe çdo përpjekje në rrugë të Zotit të jetë e pranuar nga vetë Zoti. Në këtë festë të rëndësishme dhe me traditë në vendin tonë, shpresojmë t’i rikujtojmë e t’i kultivojmë këto vlera njerëzore fillimisht, ndaj solidaritetit, përkushtimit dhe qëndrimit ndaj njëri-tjetrit. Vendi ynë ka nevojë për këto vlera”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku ishte i shoqëruar nga figura të tjera të rëndësishme të partisë së tij.

/TV Arbëria