Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Rafael Nadal shtynë rikthimin në garat e tenisit

Rafael Nadal shtynë rikthimin në garat e tenisit

Rafael Nadal duhet të shtyjë sërish rikthimin e tij. Superylli i tenisit i cili po vuan nga një lëndim, nuk mund të startojë as në turneun Masters në Madrid që zhvillohet nga 26 prilli deri më 7 maj.

Lajmin e ka dhënë vet Nadal të enjten përmes një video-mesazhi në rrjetin social të Instagramit.

“Dëmtimi ende nuk është kaluar dhe nuk mund të punoj aq sa duhet për të garuar”, tha 36-vjeçari spanjoll.

Nadalit më parë i është dashur të anulojë pjesëmarrjen në turneun e Barcelonës.

Fituesi i 22 trofeve të turneut Grand Slam pësoi një lëndim të ijeve dhe muskulit në ijë në Australian Open. Ai ende po vuan nga pasojat e atij lëndimi. Mbetet e paqartë se kur do të kthehet.

Pak ditë më parë u vendos që të fillonte një trajtim tjetër. Qëllimi i madh i Nadalit është të jetë në gjendje të shërbejë sërish në French Open më 28 maj.

/TV Arbëria

Powered by WordPress