Tifozët e Romës dhe Feyenoord-it kaluan një natë shumë të tensionuar në kryeqytetin italian para ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi ultras e Romës raportohet se i kanë ndjekur tifozët holandezë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Tifozëve të Feyenoord-it u ndalua të marrin pjesë në ndeshjen që zhvillohet në “Olimpico” të enjten pas problemeve të mëparshme mes tifozëve në një përballje të mëparshme evropiane që daton në vitin 2015.
Pavarësisht se ata e dinin që nuk do të mund ta shikonin ndeshjen nga tribuna, disa tifozë holandez kanë mbërritur në Itali gjatë ditëve të fundit , madje disa janë takuar me tifozët e Napolit në Campania.
Të mërkurën në mbrëmje, atmosfera në Romë u tensionua edhe më shumë, pasi një grup prej rreth 30 spektatorësh të rregullt të Feyenoordit postuan foto dhe video në mediat sociale teksa pinin në Shamrock Pub në zonën pranë Koloseumit, raporton Gazetta dello Sport.
Kjo nuk iu pëlqeu aspak tifozëve vendas të cilët nuk e morën me dashamirësi ardhjen e papritur të holandezëve.
Një grup prej rreth 200 mbështetësish romak dolën në rrugë, disa prej të cilëve ishin të armatosur me shkopinj sipas raporteve dhe thuhet se po kërkonin mbështetësit e Feyenoordit.
Fatmirësisht, policia ishte në gjendje të shpërndante turpmën përpara se dikush të lëndohej dhe mbështetësit e Romë su larguan nga vendi i ngjarjes.
/TV Arbëria