Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në kuvend.
Ai ka thënë se do të shkojnë edhe më tej, duke mos marrë pjesë në votim as nëpër komisionet parlamentare.
“Do ta shqyrtojmë shpejt edhe marrjen pjesë në votim në kryesi. Është puc institucional kapja e buxhetit të komunave. Ka sjellje tekanjoze dhe është e palejueshme dhe e patejkalueshme”.
Pas kësaj të gjithë deputetët e LDK-së kanë lëshuar seancën.
/TV Arbëria