Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në seancë si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli për arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK.
Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri tha se kjo gjë është e domosdoshme.
“Si Grup Parlamentar kërkojmë që si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik mbi arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK. Ne e dimë që KEK-u drejtohet nga një bord i emëruar nga qeveria, bordi ka emëruar një kryeshef që ka qenë zyrtar i lartë i LVV-së”, ka thënë Tahiri.
/TV Arbëria