Presidenti i Interit Steven Zhang po e shijon në maksimum kalimin e skuadrës së tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi e mposhtën Benfikën me rezultat 5-2 pas dy ndeshjeve.
Ai ka thënë se arritja në këtë fazë është një moment historik për klubin pasi që në skuadër ka lojtarë që nuk kanë fituar kurrë asgjë në Evropë.
“Do të thotë shumë të jesh në gjysmëfinale, e nisëm me lojtarë që nuk kanë fituar kurrë asgjë në Evropë. Kjo do të thotë shumë për stafin dhe për të gjithë ne.”, tha fillimisht ai.
Në gjysmëfinale Interi do të ballafaqohet me Milanin në derbin e zjarrtë lokal dhe Zhang e sheh këtë si një mundësi ideale për hakmarrje.
“Derbi? Do të jetë një hakmarrje, për atë që ndodhi në të kaluarën dhe vitin e kaluar. Jemi gati.”, tha ai.
Numri një i Nerazzurrëve foli edhe për ecurinë e klubit në kampionat dhe të ardhmen.
“Vendi i katërt? Deri në fund të sezonit çdo ndeshje do të jetë si një finale për ne. Në ligë, skuadra duhet të bëjë gjithçka, si në Liga e Kampionëve. Ne punuam që ky klub të fitojë, ne jemi të fokusuar të ecim përpara”, tha në fund ai.
/TV Arbëria