Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kreu disa vjedhje të rënda brenda pesë muajve – arrestohet 22 vjeçari në Prishtinë

Kreu disa vjedhje të rënda brenda pesë muajve – arrestohet 22 vjeçari në Prishtinë

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda në Prishtinë.

Rastet sipas policisë kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, (nëntor 2022 – mars 2023).

“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të sigurojnë prezencën e personin të dyshuar: A. C. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste.

/TV Arbëria