Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pavia të Italisë.
Brenda banesës së saj është gjetur pa shenja jete një 38-vjeçare shqiptare.
Sipas media italiane ajo dyshohet se është vrarë me thikë.
Siç raportohet viktima është Anila Ruci.
Përpos saj i plagosur ka mbetur edhe vëllai i saj, i cili kishte qenë jashtë shtëpisë së saj.
Nuk dihen ende motivet e këtij rasti tragjik, e po ashtu as personi/at që mund të jenë të përfshirë.
Po zhvillohen hetimet lidhur me rastin.
/TV Arbëria