Historia ndërmjet Karim Benzemës dhe Real Madridit duket se do të vazhdojë edhe një për një tjetër vit, klubi ku sulmuesi francez luan që nga vera e vitit 2009 dhe me të cilin ka fituar gjithçka në këto gati pesëmbëdhjetë vite.
Sipas raportimeve të gazetës iberike “AS”, qendërsulmuesi, 36 vjeçar i cili këtë sezon ka shënuar 26 gola në 35 paraqitje, tashmë ka zgjatur kontratën me merengezët deri në vitin 2024 dhe ajo duhet të zyrtarizohet së shpejti.
Marrëveshja aktuale mes palëve skadon më 30 qershor, ndërsa me Benzeman, Real Madridi tashmë ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./TV Arbëria