Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Liberalizimi i vizave, Begaj: E drejta e Kosovës u legjitimua në familjen evropiane

Liberalizimi i vizave, Begaj: E drejta e Kosovës u legjitimua në familjen evropiane

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i është gëzuar lajmit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në llogarinë e tij në Twitter, Begaj ka thënë se e drejta e Kosovës u legjitimua në familjen evropiane ku përket.

“Urime Kosovë! Me nënshkrimin e sotëm, e drejta për liberalizim vizash për qytetarët e Republikës së Kosovës u legjitimua në familjen evropiane të cilës i përket”.

/TV Arbëria

Themes by WordPress