Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Szunyog i gëzohet lajmit për heqje vizash: Kam përjetuar edhe vetë kufizime udhëtimi

Szunyog i gëzohet lajmit për heqje vizash: Kam përjetuar edhe vetë kufizime udhëtimi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i është gëzuar lajmit që Kosovës i është hequr regjimi i vizave nga ana e BE-së.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se si student edhe vetë i ka përjetuar kufizimet e udhëtimit.

“Urimet e mia të sinqerta për liberalizimin e vizave shkojnë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Duke përjetuar vetë regjime vizash dhe kufizime udhëtimi si student, e di se si ndihesha”.

“Nga 1/1/24 qytetarër e Kosovës nuk do ta kenë më atë ndjenjë, pasi zona Schengen do të hapet për vizita turistike afatshkurtra”.

/TV Arbëria