Policia e Kosovës kanë konfirmuar se njësitë policore janë duke zhvilluar një kontroll në KEK.
“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë’’ thuhet në përgjigjen e PK-së.
Lidhur më këtë ka ardhur reagimi nga Korporata Energjetike e Kosovës.
‘’Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontroll nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle. Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit’’, thuhet ne reagimin e KEK-ut.
/TV Arbëria