Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tejkaloi shpejtësinë – 22 vjeçarit nga Ferizaj i merret patentë shoferi dhe dënohet me 300 euro

Tejkaloi shpejtësinë – 22 vjeçarit nga Ferizaj i merret patentë shoferi dhe dënohet me 300 euro

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 17:05 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.S (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 115 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre  ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

/TV Arbëria