Duke pasur një avantazh prej dy golave nga ndeshja e parë e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Interi gjendet me një këmbë në gjysmëfinale të turneut.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Da Luz” të Lisbonës, Interi e mposhti Benfican si mysafir me rezultat solid 2:0, ndërsa të dy skuadrat përballen sot në “Giueseppe Meazza” në ndeshjen e kthimit.
Të dy skuadrat rikthehen nga humbjet në kampionatet e tyre, ku Benfica u mposht nga Chaves me rezultat 1:0, sikurse Interi që pësoi humbje me rezultat të njëjtë si vendas nga Monza.
Duke marrë parasysh se Interi ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në të cilat kishte triumfuar me epërsi prej dy golave si mysafirë, edhe sot “Nerazzurët” konsiderohen favorit për ta prekur gjysmëfinalen e kësaj gare.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Dalbert dhe Skriniar, kurse te Benfica mungojnë Bah dhe Draxler.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Mkhitaryan, Brozovic, Dimarco; Dzeko, Martinez
Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, A. Silva, Otamendi, Grimaldo; Florentino, Aursnes; Neres, R. Silva, Mario; Ramos
/TV Arbëria