Një objekt me katër kate që shërbente për parkimin e veturave, është shembur dje në Manhattan të New Yorkut, pranë Universitetit Pace, ku si pasojë humbi jetën një punëtor dhe pesë tjerë u lënduan, kanë njoftuar autoritete e atjeshme.
Zjarrfikësit u tërhoqën nga struktura e shembur për shkak të kushteve të paqëndrueshme, dhe kërkimi për viktimat tani po kryhet duke përdorur pajisje robotike.
“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se ishte diçka tjetër përveç një kolapsi strukturor”, u tha gazetarëve shefi i policisë së qytetit Keechant Sewell.
Videoja nga skena u shfaq nga CBS dhe ABC, tregojnë një operacion shpëtimi dhe vetura të shumta të vendosura mbi njëra-tjetrën në garazhin e shembur.
“Një person ka mbetur i vdekur në vend dhe katër të tjerë janë dërguar në spital për shkak të plagëve të marra. Një person i lënduar refuzoi kujdesin mjekësor”, tha John Esposito, shefi i operacioneve të shpëtimit pranë departamentit të zjarrfikësve të Nju Jorkut.
Ai tha se të gjashtë personat ishin punëtorë që ndodheshin aty në momentin e shembjes.
/TV Arbëria