Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve në të cilat është realizuar vetëm një gol.
Është Milani që po avancon ndaj Napolit me rezultat 1-0 me golin e realizuar nga Olivier Giroud duke bërë kështu një hap të madhe drejt gjysmëfinales, kur dihet se edhe në ndeshjen e parë fituar minimalisht, pra 1-0.
Sulmuesi francez kishte rastin të realizonte edhe një tjetër gol, por që dështoi të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 23-të.
Ndërsa Chelsea dhe Real Madridi kanë shkuar në pushim me barazim 0-0. /TV Arbëria