Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksidentohet vetura e policisë në veri të Mitrovicës, lëndohen katër persona- ndër ta tre policë

Aksidentohet vetura e policisë në veri të Mitrovicës, lëndohen katër persona- ndër ta tre policë

Një person derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq dhe duke mos respektuar rregullat e trafikut rrugor ka goditur veturën zyrtare të policisë.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ndërkaq bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:50 në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës si dhe tre zyrtarë policorë.

“I dyshuari mashkull nga Kosova derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente.

/TV Arbëria