Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > ​“South Outdoor Festival” rikthehet më 25-28 maj në Borsh

​“South Outdoor Festival” rikthehet më 25-28 maj në Borsh

Fshati turistik në jug të Shqipërisë, Borsh do të mirëpresë edhe këtë vit “South Outdoor Festival” një event që jo vetëm promovon turizmin dhe traditën, por gjithashtu gjallëron jetën dhe ndihmon ekonominë e zonës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila bëri të ditur se, “me verën që po afrohet dhe përgatitjet e fundit për sezonin, bashkë me festivalet që i ndezin shpirtin bregdetit siç është “South Outdoor Festival”, më 25-28 maj në Borsh”.

“South Outdoor Festival” këtë verë do të ofrojë për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore ku përveç bregdetit turistët njihen dhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore, shkruan ATSh.

Gjithashtu do të ofrohen mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk do të mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress