Baldan i kërkon presidentes së KE-së dëmshpërblim në shumën prej 50 mijë eurosh për dëmin moral të shkaktuar. Ai pretendon se Von der Leyen negocioi prokurimin e vaksinave jashtë mandatit të dhënë asaj nga shtetet anëtare të BE-së. Vendet anëtare të BE-së ia dhanë mandatin KE-së, jo personalisht Ursula von der Leyen-it, theksoi Baldan.
Në rast se Presidentja e Komisionit Evropian fshinte mesazhet që ajo shkëmbeu me CEO të Pfizer Albert Burle, mund të krahasohet me shkatërrimin e dokumenteve administrative publike, pohon Baldan, shkruan Reuters.
Ai shton se nëse Von der Leyen nuk dëshiron të zbulojë përmbajtjen e mesazheve, ajo po kufizon në mënyrë arbitrare të drejtat e garantuara me kushtetutë dhe deklaron se, sipas ligjit belg, ky është një krim.abc news
/TV Arbëria