Trajneri i FC Dritës, Arsim Thaçi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit.
I pakënaqur me rezultatet e deritanishme, trajneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesinë e klubit për të ofruar dorëheqjen e tij.
“Pas shumë diskutimeve, kryesia e klubit i ofroi trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit por që trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trajnerit Arsim Thaçi për të ia pranuar dorëheqjen”, ka bërë të ditur faqja zyrtare e FC Dritës.
Mbetet të shihet se kush do ta zëvendësojë Thaçin në pjesën e mbetur të sezonit.
/TV Arbëria