Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani, Konjufca e Kurti vizitojnë shtëpinë ku u dogjën 53 civilë nga forcat serbe në Poklek

Osmani, Konjufca e Kurti vizitojnë shtëpinë ku u dogjën 53 civilë nga forcat serbe në Poklek

Presidentja Osmani,  kryeministri Kurti, kryeparlamentrai Konjufca, kanë vizituar shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek, ku u dogjën nga forcat serbe 53 civilë.

Fillimisht krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në këtë fshat.

Në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

/TV Arbëria