Lille ka fituar 2:1 ndaj Montpellierit, të dielën në kuadër të xhiros së 31-të të Ligue 1 të Francës.
Pas pjesës së parë Lille ishte duke pësuar 1:0, ndërsa kthimin e madh e bëri në pjesën e dytë.
Kontribut në rikthim të rezultatit dha edhe Edon Zhegrova.
Ai u aktivizua në fillim të pjesës së dytë. Zhegrova nisi aksionin për golin e dytë, ndërsa është shquar edhe me veprime individuale.
Issiaga Sylla kaloi në epërsi Montpellierin në minutën e 24-të. Për 1:1 shënoi Jonathan David në minutën e 70-të.
Vetëm dy minuta më vonë Remy Cabella shënoi golin e fitores. Lille është ngritur në pozitën e pestë me 55 pikë, është në zonën që dërgon në gara evropiane.
/TV Arbëria