Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Publikohet artikulli për ish-krerët e UÇK-së në gazetën amerikane, Kurti bisedon me redaktorin

Publikohet artikulli për ish-krerët e UÇK-së në gazetën amerikane, Kurti bisedon me redaktorin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka biseduar me raportuesin dhe redaktorin amerikan, Matthew Campbell, njëkohësisht dhe autorin e një artikulli të publikuar për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti njofton se me redaktorin amerikan kanë diskutuar për artikullin që flet për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ky artikull është publikuar në gazetën “The Times and the Sunday Times”.

“Diskutuam mirënjohjen e Kosovës ndaj Mbretërisë së Bashkuar, rrezikun që Serbia të shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë dhe Rusia ta shohë Ballkanin si një front kundër NATO-s”, ka shkruar Kurti.

/TV Arbëria