Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e pashkëve ju dhuroftë paqe e begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e pashkëve ju dhuroftë paqe e begati

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar sot pashkët besimtarëve ortodoksë, duke theksuar se do të vazhdojë kujdesi ndaj tyre.

Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë që festa e paskëve t’u dhurojë paqe, drejtësi e begati.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës të fesë ortodokse ju uroj Pashkët. Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, dhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë e përgjithshme. Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati, të gjithë juve, qytetarëve tanë”, ka thënë Kurti.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

/TV Arbëria