Policia ka informuar se një burrë nga Tvrdane i Leposaviqit ka raportuar dje se dy karrigeve në ballkonin e tij u është vënë flaka.
Sipas Policisë, i dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.”, është bërë e ditur në raportin policor.
Kujtojmë që, ditëve të fundit ka pasur djegie të veturave në veri të vendit.
/TV Arbëria