Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia ndalon një kamion me targa të Serbisë, kishte të ngarkuara pemë në vlerë rreth gjashtë mijë euro

Policia ndalon një kamion me targa të Serbisë, kishte të ngarkuara pemë në vlerë rreth gjashtë mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një kamionë me targa të Serbisë në Leposaviq, i cili kishte të ngarkuara pemë në vlerë rreth gjashtë mijë euro.

Malli është dërguar në terminalin doganor.

“TENTIM I KALIMIT ILEGAL TË KUFIRIT&KONTRABANDIM ME MALLËRA/ Jashanicë, Leposaviq 14.04.2023, 17:30. Njësit policore gjatë patrullimit kanë ndalur një  kamionë me targa të Serbisë duke shkuar në drejtim të Republikës së Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Në kamionë kishte të ngarkuara pemë dhe perime në vlerë rreth katër mijë euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit malli dhe mjeti dërgohen në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

/Arberia TV