Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Putin nënshkruan ligjin që rusëve ua pamundëson shmangien nga rekrutimi

Putin nënshkruan ligjin që rusëve ua pamundëson shmangien nga rekrutimi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin për procedurat e thirrjes elektronike të draftit që synojnë ta bëjnë mobilizimin ushtarak më efikas – dhe parandalimin e shmangies së pjesëmarrjes.

Deri më tani, rregullat e shërbimit ushtarak kërkonin dërgimin personalisht të njoftimeve për rekrutët dhe rezervistët, që do të thotë se njerëzit mund të shmangnin draftin duke qëndruar larg adresës së tyre në regjistrim.

Legjislacioni u ndoq shpejt përmes parlamentit rus ndërsa Moska përgatitet për një kundërofensivë të pritshme ukrainase.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më parë se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e një “rrëmuje” që pasoi thirrjen e 300,000 rekrutëve vitin e kaluar.

“Ata që nuk paraqiten pas njoftimit të tyre vendosen në një portal online. Atyre do t’u ndalohet të largohen nga Rusia, do t’u pezullohet patenta e shoferit dhe do të ndalohet të shesin pasuri si apartamente”.

/Tv Arberia