E përgatiti: Fahri Xharra
Për të kuptuar më shumë pushtimet Indisë nga Alaksandri i Madh duhet lexuar librin “Robert d‟ANGÉLY ENIGMA nga pellazgët te shqiptarët”
GJUHËT E INDISË
Gjuha primitive e Indisë ka qenë gjuha pellazgjike, sepse banorët e parë të saj kanë qenë të racës së bardhë. Por mbasi vendi ishte në kontakt me popujt e racës së verdhë dhe të zezë, ishte e natyrshme që në rrjedhën e mijëvjeçarëve u detyrua të pësonte ndikimin e tyre; kështu sot kemi një sasi gjuhësh që mund të klasifikohen në tre grupe të mëdha:
1) gjuhët me origjinë ariane ose pellazge, që fliten nga pjesa më e madhe e popullsive të Indisë.
2) gjuhët dravide, që fliten në Dekan;
3) gjuhët mundajane ose kolariane, që fliten vetëm nga disa miliona individë. Nga ajo që do të shtjellojmë, del se gjuha pellazge, nën goditjet e përsëritura të gjuhëve fqinje jo ariase të të verdhëve dhe të zezakëve (dhe më vonë të gjuhëve mesopotamase, perse, e mbi të gjitha arabe) ka evoluar shumë, deri në atë pikë sa të humbasë natyrën e vet si gjuhë e pastër.
Prandaj ka qenë e nevojshme që të ringjizet si gjuhë e argëve pushtues të Ekspeditës së parë të ariasve, për të rifituar pak nga format e saj primitive, siç na provohet nga sanskritishtja, që shkruhej e vetmja kudo në Indi.
Sanskritishtja, e formuar mbi bazën e gjuhës pellazge, si zendishtja, greqishtja dhe latinishtja, ka dhënë rregullat gramatikore dhe morfologjinë më të përsosura dhe më klasike nga të tria gjuhët e tjera, që po ashtu kanë qenë të vetmet gjuhë të shkruara dhe të ngritura në shkallëne gjuhëve liturgjike: zendishtja për mazdaizmin, greqishtja për Kishën e Lindjes dhe latinishtja për Kishën Katolike.
Ajo u bë gjuha mbizotëruese ose më mirë më e përhapura midis gjuhëve të Indisë. Sanskritishtja më e lashtë që kemi është ajo, në të cilën janë shkruar VEDAT dhe mbi të gjitha: RIGVEDAT, monumenti gjuhësor e filologjik më i rëndësishëm i Indisë./TV Arb
E përgatiti: Fahri Xharra
Për të kuptuar më shumë pushtimet Indisë nga Alaksandri i Madh duhet lexuar librin “Robert d‟ANGÉLY ENIGMA nga pellazgët te shqiptarët”
GJUHËT E INDISË
Gjuha primitive e Indisë ka qenë gjuha pellazgjike, sepse banorët e parë të saj kanë qenë të racës së bardhë. Por mbasi vendi ishte në kontakt me popujt e racës së verdhë dhe të zezë, ishte e natyrshme që në rrjedhën e mijëvjeçarëve u detyrua të pësonte ndikimin e tyre; kështu sot kemi një sasi gjuhësh që mund të klasifikohen në tre grupe të mëdha:
1) gjuhët me origjinë ariane ose pellazge, që fliten nga pjesa më e madhe e popullsive të Indisë.
2) gjuhët dravide, që fliten në Dekan;
3) gjuhët mundajane ose kolariane, që fliten vetëm nga disa miliona individë. Nga ajo që do të shtjellojmë, del se gjuha pellazge, nën goditjet e përsëritura të gjuhëve fqinje jo ariase të të verdhëve dhe të zezakëve (dhe më vonë të gjuhëve mesopotamase, perse, e mbi të gjitha arabe) ka evoluar shumë, deri në atë pikë sa të humbasë natyrën e vet si gjuhë e pastër.
Prandaj ka qenë e nevojshme që të ringjizet si gjuhë e argëve pushtues të Ekspeditës së parë të ariasve, për të rifituar pak nga format e saj primitive, siç na provohet nga sanskritishtja, që shkruhej e vetmja kudo në Indi.
Sanskritishtja, e formuar mbi bazën e gjuhës pellazge, si zendishtja, greqishtja dhe latinishtja, ka dhënë rregullat gramatikore dhe morfologjinë më të përsosura dhe më klasike nga të tria gjuhët e tjera, që po ashtu kanë qenë të vetmet gjuhë të shkruara dhe të ngritura në shkallëne gjuhëve liturgjike: zendishtja për mazdaizmin, greqishtja për Kishën e Lindjes dhe latinishtja për Kishën Katolike.
Ajo u bë gjuha mbizotëruese ose më mirë më e përhapura midis gjuhëve të Indisë. Sanskritishtja më e lashtë që kemi është ajo, në të cilën janë shkruar VEDAT dhe mbi të gjitha: RIGVEDAT, monumenti gjuhësor e filologjik më i rëndësishëm i Indisë./TV Arbëria