Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Një delegacion danez viziton Kuvendin, diskutohet marrëveshja për transferimin e të burgosurve

Një delegacion danez viziton Kuvendin, diskutohet marrëveshja për transferimin e të burgosurve

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi, pritën në takim anëtarët e Komisionit për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës.

Në këtë takim kryesisht u diskutua për marrëveshjen e cila mundëson transferimin e një numri të caktuar të të burgosurve nga Danimarka në Kosovë.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Adnan Rrustemi, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës për Kosovën.

Rrustemi tha se marrëveshjen për transferimin e të burgosurve e sheh si thellim të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës.

Po ashtu, ai tha se me këtë marrëveshje Danimarka e ka vlerësuar Kosovën ndër vendet që më së shumti i respekton të drejtat e të burgosurve.

Lidhur me këtë marrëveshje u shprehen edhe anëtarët tjerë të këtij komisioni, të cilët kryesisht ngritën dilema se mos po shkelen të drejtat e të burgosurve.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Legjislacion të shtetit danez, Steffen Larsen, falënderoi anëtarët e Komisonit për Legjislacion … për pritjen dhe për qëndrimet e tyre lidhur me këtë marrëveshje.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e Komisionit për Legjislacion të shtetit danez shprehen qëndrime të ndryshme për këtë marrëveshje.

/TV Arbëria

Powered by WordPress