Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia parandalon garat e shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia parandalon garat e shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia për Kontroll të Autostradave sot ka parandaluar mbajtjen e garave të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se lidhur me këtë ka shqiptuar shtatë gjoba për ndalje të parregullt në autostradë.

“Gjatë patrullimit në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ në kuadër të planit operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë’ në afërsi të fshatit Trudë ka hasur në disa automjete të cilat ishin ndaluar në hapësirën e autostradës me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar shtatë  gjoba për ndalje të parregullt në autostradë”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria