Lajmi erdhi si një bombë në mediat franceze. Gruaja e Achraf Hakimit, Hiba Abouk, ka bërë kërkesë për divorc.
Deri tani, nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë, veçse Abouk ka kërkuar gjysmën e pasurisë dhe pronave të yllit të Paris Saint-Germain.
Por një surprizë e priste atë. Mund të themi se Hakimi ka një pasuri të konsiderueshme, pasi që është njëri nga lojtarët më të paguar në kampionatin francez, me një pagë mujore e cila e kalon shifrën e një milionë eurove.
Tanimë, ish-gruaja e Hakimit, Hiba Abouk mund të kishte goditur “jackpot”-in nëse do të fitonte në gjykatë.
Aktorja me origjinë spanjolle kishte menduar se do të merrte gjysmën e pasurisë se Hakimit duke u divorcuar. Vetëm se kur shkuan në gjykatë, të dy palët mbetën të habitura. Hakimi nuk kishte asnjë pronë dhe banka nuk kishte asgjë gjithashtu.
Bëhet e ditur se Hakimi ka vënë në emrin e nënës së tij të gjithë pasurinë dhe pronat para disa vitesh.
Megjithatë, ky vendim, që mund të duket befasues, nuk është aq befasues, nisur nga lidhja e ngushtë që Hakimi ka me nënën e tij.
Në fund, ish-bashkëshortja e Hakimit, Hiba Abouk, u largua duarbosh nga gjykata, por ky rast të paktën ka pasur meritën për të nxjerrë në pah marrëdhënien e veçantë që lojtari ka me nënën e tij dhe rolin qendror që ajo zë në jetën e tij.
/TV Arbëria