Këshilli Evropian ka shtuar grupin mercenar rus Wagner në listën e sanksioneve për “pjesëmarrje aktive në luftën e agresionit rus kundër Ukrainës”.
Këshilli tha se vendimi u nxit gjithashtu edhe nga veprimi i Wagner për të kryesuar “sulmet kundër qyteteve ukrainase Soledar dhe Bakhmut”.
Mercenarët e Grupi Wagner me javë të tëra kanë synuar të uzurpojnë Bakhmutin, dhe kanë pohuar vazhdimisht se grupi ka nën kontroll qytetin lindor të Ukrainës.REL
Krahas Grupit Wagner, Këshilli Evropian ka sanksionuar gjithashtu organizatën mediale ruse RIA Fan për përfshirjen e saj në “propagandën dhe dezinformimin pro-qeveritar”.
Kompanitë e sanksionuara do t’i nënshtrohen ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të marrjes së fondeve nga BE-ja.
“Të gjitha, masat kufizuese të BE-së në lidhje me veprimet që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës tani zbatohen për një total prej 1,473 individësh dhe 207 entitetesh”, tha këshilli.
/TV Arbëria