Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dhuna në familje, Policia arreston katër burra që rrahën gratë e tyre

Dhuna në familje, Policia arreston katër burra që rrahën gratë e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e enjte ka arrestuar katër persona të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Sipas raportit të Policisë, rastet e dhunës kanë ndodhur në Podujevë, Lipjan, Prishtinë dhe Viti.

Lidhur me rastet, Prokuroria ka vendosur që të dërgojë në mbajtje personat e dyshuar, kurse viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor.

Gjeni më poshtë rastet sipas raportit të Policisë:

Podujevë 13.04.2023 – 13:20. Viktima femër ka raportuar se i dyshuari mashkull nga Kosova ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan 13.04.2023 – 13:30. Viktima femër e Kosovës ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Prishtinë 13.04.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viti 13.04.2023 – 12:00. Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria