Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë, njëri rast në një aheng familjar në Rashkoc të Gjakovës

Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë, njëri rast në një aheng familjar në Rashkoc të Gjakovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.

Në rastin e parë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave rutinë në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndalur një veturë të cilën e ngiste i dyshuari B.S., i lindur në vitin 1990, shtetas i Republikës së Kosovës, në posedim të të cilit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe tetë copë fishekë.

Në rastin e dytë, pasi që në një aheng familjar në fshatin Rashkoc-Gjakovë ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, është arrestuar i dyshuari H. R., i lindur në vitin 1986, shtetas i Republikës së Kosovës i cili zyrtarëve policorë ju kishte dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me një karikator të cilën e kishte në posedim të paautorizuar.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent me vendimin e të cilit armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

/TV Arbëria