Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > ​Kurti me ministrin danez të Drejtësisë: Duam zgjerim të bashkëpunimit

​Kurti me ministrin danez të Drejtësisë: Duam zgjerim të bashkëpunimit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, si dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

I shoqëruar nga zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu si dhe ambasadori i Kosovës në Danimarkë, Faruk Ajeti, kryeministri ka njoftuar të pranishmit me të arriturat e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, të evidentuara edhe nga organizatat ndërkombëtare prestigjioze si Freedom House, World Justice Project e Transparency International.

Ai potencoi që Qeveria e Republikës së Kosovës mbështetet në parimet e sundimit të ligjit, pluralizmit politik e të drejtave të njeriut, si vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike.

Sipas komunikatës qeveritare, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e drejtësisë, përfshirë zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe investimeve direkte.

Kryeministri falënderoi ministrin Hummelgaard dhe anëtarët e pranishëm të Parlamentit danez për mbështetjen e Mbretërisë së Danimarkës ndaj Republikës së Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik. /TV Arbëria

Powered by WordPress