Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Thuram si lojtar i lirë alarmon gjigantët e Premier Ligës

Thuram si lojtar i lirë alarmon gjigantët e Premier Ligës

Borussia Monchengladbach e ka konfirmuar se sulmuesi francez, Marcus Thuram do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Thuram, i biri i legjendës franceze, Lilian Thuram, ka refuzuar oferta të shumta nga Monchengladbachu për të rinovuar kontratën, dhe tani do të largohet nga klubi si lojtar i lirë.

Thuram ka qenë pjesë e skuadrës gjermane që nga korriku i vitit 2019, kur ishte transferuar nga skuadra franceze, Guingamp për vetëm 9.5 milionë euro.

Pasi udhëtoi në Katar si lojtar shtesë në minutën së fundit për skuadrën e Francës së Didier Deschamps, Thuram bëri pesë paraqitje dhe hyri si zëvendësues në finalen kundër Argjentinës për të dhënë asistimin për barazimin e Kylian Mbappe në 2:2.

Që nga kthimi i tij nga Kupa e Botës, lojtari ka qenë në qendër të vëmendjes te gjigantët anglez si Chelsea dhe Arsenal.

Chelsea kishte shprehur interesim për Thuram gjatë verës së kaluar, ku thuhej se klubi do ta përcjellë situatën e tij para se t’i bëjë ndonjë ofertë yllit francez.

Gjatë kohës së tij në Borussia-Park, Thuram shënoi 44 gola në 133 paraqitje, dhe regjistroi 27 asistime mbi emrin e tij./TV Arbëria

Powered by WordPress