Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zyrtare, Bayerni merr vendim për Manen pas incidentit me Sanen

Zyrtare, Bayerni merr vendim për Manen pas incidentit me Sanen

Sadio Mané është suspenduar nga Bayerni pas përleshjes në dhomën e zhveshjes me Leroy Sané pas ndeshjes City-Bayern të martën.

Bayerni njofton se Mané nuk do të jetë në skuadër kundër Hoffenheim përveç kësaj, anësori senegalez do të gjobitet.

“BILD” ka zbuluar se Sadio Mané e goditi Leroy Sanén në fytyrë pas ndeshjes në “Etihad Stadium”, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Të dy patën një debat në fushë por pas fishkëllimës së fundit, Sadio Mané u ankua sesi Sané i foli në fushë dhe e sulmoi atë duke e goditur në fytyrë”.

Ndërkohë të dy lojtarët kanë kërkuar falje për incidentin e ndodhur para bashkëlojtarëve të tyre.

/TV Arbëria

Powered by WordPress