Ambasada amerikane në Kosovë, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit, Valon Syla.
Kjo ambasadë thotë se sulmet e tilla shkelin parimet thelbësore demokratike.
”Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”.
Ambasada amerikane, këtë reagim të tyre për sulmin ndaj gazetarit nga Kosova, e ka shoqëruar edhe me një citat të sekretarit të Shtetit Amerikan, Antony Blinken.
”SHBA do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën”.
/TV Arbëria