Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Kujdes, vazhdon qarkullimi parave false

​Kujdes, vazhdon qarkullimi parave false

Një rast i falsifikimit të parave është regjistruar gjatë 24 orëve në Fushë Kosovë, ku një ankues punëtor i bankës ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Me datë 12.04.2023, ankuesi mashkull i Kosovës, punëtor i bankës, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e fundit të policisë.

/TV Arbëria