Sigal Prishtina e Trepça do ta zhvillojnë sot duelin e parë të play-off-it, skuadra këto që synojnë titullin e kampionit.
Dy skuadrat me nam të basketbollit të Kosovës synojnë që ta kthejnë titullin e kampionit. Prishtina për herë të fundit e ka fituar titullin në vitin 2019, ndërsa Trepça në vitin 2012.
Deri në këtë pikë të edicionit garues, Prishtina ka triumfuar në Superkupën e Kosovës, duke e rrëmbyer këtë trofe, ndërsa Trepça për vitin e dytë rresht e ka fituar Kupën e Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:30.
/TV Arbëria