Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka zbuluar se kishte mbetur i paaftë për të ecur, pas një përplasje të rëndë me Eder Miliaton e Real Madridit gjatë “El Clasicos” së javës së kaluar.
Kapiteni i Kombëtares së Polonisë morri një goditje me gju në shpinën e tij nga Militao, gjatë humbjes 4:0 të Barcelonës ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Lewandowski thuhet se po vuan nga dhimbjet në shpinë si pasojë e kësaj goditje, e cila e kishte lënë trupin e tij në një mënyrë të keqe.
Lewandowski kishte kërkuar të zëvendësohet kundër Realit sipas “Mundo Deportivos”, por vazhdoi të luante përgjatë një periudhe tejet të vështirë në pjesën e dytë të ndeshjes.
“Morra një goditje ndaj Realit, por unë gjithmonë dua të luaj. Në pjesën e dytë kundër Realit ishte e vështirë. Më duhej të kërkoja zëvendësimin. Dje u zgjova dhe nuk mund të ecja, por unë provova të luaj pa asnjë problem. Ne punojmë me fizioterapeutët. Është pjesë e futbollit. Gjithmonë mundohem të jem i gatshëm për shokët e mi”, tha Lewandowski.
Lewandowski ishte i gatshëm sa duhet për të qenë titullar në barazimin 0:0 të Baracelonës në La Liga kundër Gironas të hënën.
/TV Arbëria